Ngjarjet e ditës: 1 mars 2024

  • 09:00

    Mbahet seanca ndaj ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje Fitore Pacolli, Salih Zyba dhe Drita Millaku, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës, në vitin 2019, në Kuvendin e Kosovës. (Gjykata Themelore e Prishtinës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizatat Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Qendra për Zvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Civil Rights Defenders, dorëzojnë padi në Gjykatën Themelore për Kuvendin e Kosovës dhe deputeten Labinotë Demi Murtezi për “Cënim të Dinjitetit, Trajtim Çnjerëzor apo Poshtërues dhe Diskriminim ndaj Personave LGBTIQ+, në seancën e 16 marsit 2022”. (Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, shqyrton Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”. (Kuvendi i Kosovës, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 8, 14 dhe 22 shkurt 2024; çopozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës; propozimi i Seancës plenare të veçantë. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Koordinatorja e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Organizatat Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova), Qendra për Zvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) dhe Civil Rights Defenders, dorëzojnë ankesë tekë Avokati i Popullit, “Kundër Diskriminimit dhe Cënimit të Dinjitetit të Personave LGBTIQ+ gjatë Seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës të datës 16 mars 2022”. (Institucionin e Avokatit të Popullit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 13:30

    Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED) prezanton punimin e politikave “Ndikimi i Rusisë në Dialogun Kosovë-Serbi, të ndihmuar nga BE-ja”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 13:30

    HANDIKOS do të shënojë Ditën Ndërkombëtare të Përdoruesve të Karrocës, me një shëtitje 30-minutëshe me karrocë në njërën nga rrugët e kryeqytetit. Marrin pjesë nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, dhe drejtori i HANDIKOS, Afrim Maliqi. (Nisja nga objekti i vjetër i Komunës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në bashkëpunim me Forumin Intelektual – Evropa 2023, organizojnë tryezën me temën “Gjendja e Arsimit në Kosovë – sfidat dhe mundësitë”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv