Ngjarjet e ditës: 26 mars 2022

  • 10:00

    Federata e Pingpongut organizon Kampionatin Individual të Kosovës për Seniorë. (Shkolla “Tefik Çanga”, Ferizaj)

  • 10:30

    LDA Balkan mban zgjedhjet e brendshme, prezantohet puna dhe plani për 4 vitet e ardhshme. (Ish-ndërtesa e Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:45

    Mbahet Akademi Përkujtimore për nder të 23-vjetorit të Betejës së Landovicës. Gjithashtu mbahen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe Martirëve, si dhe te vendi i rënies. Merr pjesë dhe nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Kujtim Gashi. (Landovicë, Prizren)

     

  • 11:00

    Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, do ta shpalosë programin e tij për mandatin e ri katërvjeçar. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 11:00

    Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) mban Kuvendin e Punës. (Hotel “Four Points by Sheraton”, Prishtina”)

  • 11:00

    Bëhen homazhe dhe mbahet tubim përkujtimor në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Marrin pjesë dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca; kryeministri Albin Kurti etj. (Kompleksi Memorial, Krushë e Madhe)

  • 11:40

    Bëhet rivarrimi i 7 martirëve të Krushës së Vogël dhe përkujtohet 23-vjetori i masakrës në këtë fshat. Marrin pjesë dhe kryeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, kryetari i Prizrenit, Totaj etj. (Krushë e Vogël, Prizren)

Kalendari Arkiv