Ngjarjet e ditës: 23 tetor 2023

  • 09:00

    Mbahet procesi gjyqësor në rastin e Pjetër Shalës. (Hagë)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite janë pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 28 shtator dhe 4 tetor 2023. (Kuvendi i Kosovës, C 301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, takohet me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Temë Diskutimi do të jenë çështjet e dhunës në familje dhe dhunës seksuale, shikuar nga këndi i Ministrisë së Drejtësisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore mbajnë protestë kundër politikave  të Serbisë ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. (Sheshi “Zahir Pajaziti” deri te Teatri Kombëtar) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet konferencë për media në prag të Festivalit të Këngës së RTK-së. (Pallati i Rinisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së, në kuadër të ciklit të diskutimeve lidhur me gjendjen e rëndë në vend, organizon tryezë diskutimi që për temë ka situatën në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore. (Ndërtesa e Kuvendit, N 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    UNDP, UNFPA dhe Olimpiada Speciale organizojnë  garë futbolli për të rinjtë me aftësi të kufizuar intelektuale dhe fizike për të shënuar Javën e Zhdukjes së Varfërisë. (Fusha e futbollit “Rilindja”, “Taukbahçe”) 

  • 14:00

    Organizata “Zëri i Romëve Ashkalinj dhe Egjitpian” prezanton filmin “Romni” në kuadër të kampanjës për “Parandalimin e Martesave të Hershme”. (“Teatri Oda”, në Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:15

    Mbahet ceremonia e shënimit të përvjetorit të 14-të “Viti Gjyqësor”, nga Gjykata Kushtetuese. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) 

  • 19:00

    Mbahet premiera e dokumentarit, kushtuar legjendës së basketbollit, Resmije Juniku, me autore Vjosa Maqedonci- Osmani. (“Kino Armata”, Prishtinë)

  • 21:00

    Mbahet takimi i Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën. (Nju-Jork, ora 21:00 me kohë të Kosovës. (Linku i transmetimit direkt: https://media.un.org/en/asset/k1c/k1cyaxhyld)

Kalendari Arkiv