Ngjarjet e ditës: 24 maj 2021

  • 09:00

    Me rastin e shënimit të 24 majit – Ditës së Presidentit, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me ish-Presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vendosin lule te shtatorja e ish-presidentit Ibrahim Rugova. (Sheshi “Ibrahim Rugova”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizohet protestë paqësore para objektit të Ministrisë së Mjedisit për të shprehur pakënaqësitë për gjendjen mjedisore në komunën e Drenasit, dhe për fshatrat përreth fabrikës së Feronikelit. (Para ish Pallatit të Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në kuadër të garës për Gjakovë të pastër, vazhdon aksioni për pastrimin e lumit Erenik. (Ura në Shkugëz)

  • 11:00

    Presidentja Vjosa Osmani merr pjesë në hapjen solemne të “Javës së Bibliotekës”. (Biblioteka Kombëtare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Shëndetësi shqyrton planin e punës së Komisionit për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Prezantohet ekspozita e 30 të rinjve nga komuniteti serb dhe shqiptar në Kosovë, në lidhje me ballafaqimin me të kaluarën dhe dialogun ndërkulturor. (Kino “Armata”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet protestë kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave. (Korza e qytetit të Pejës)

  • 13:00

    Presidentja Vjosa Vjosa Osmani së bashku me ish-presidentët Sejdiu, Pacolli dhe Jahjaga vizitojnë Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova”. (Shtëpia e Pavarësisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Zyra e Bashkimit Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), lansojnë fushatën për të ndihmuar të prekurit me Covid-19. (Muzeu i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:45

    Nis zyrtarisht fushata për shqiptimin e gjobave mandatore për të gjithë ata që kapen duke hedhur mbeturina në komunën e Gjakovës. (Stacioni Policor, Gjakovë)

  • 19:00

    Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës Petrit Kllokoqi, viziton degën e shoqatëa në Prizren. Në takim, ku do të diskutohen masat parandaluese, sezona e dasmave dhe protesta që do të mbahet të martën. (Zyrat e Shoqatës, Prizren)

Kalendari Arkiv