Ngjarjet e ditës: 9 dhjetor 2024

  • 09:30

    Grupi i Bankës Botërore do të prezantojë raportin për klimën dhe zhvillimin (CCDR) për Kosovën. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)/ Transparency International Kosova (TIK), në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 9 dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, organizon konferencën me temën “Rinia për integritet politik”.  (Amfiteatri i Bibliotekës Qendrore Universitare) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Nën organizimin e Presidencës së Kosovës, Vjosa Osmani, mbahet konferenca me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, e cila organizohet në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë. (Hoteli “Emerald”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Procesi gjyqësor Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Isni Kilaj, Fadil Fazliu dhe Hajredin Kuçi – paraqitja e parë Hajredin Kuçi. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

     

  • 10:00-14:00

    Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK) organizon ngjarjen ‘’Roli i integritetit të institucioneve, planeve të integritetit dhe politikave kundër Korrupsionit”, në kuadër të  Javës së Integritetit 2024. (Hotel “Sirius”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00-13:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci gjatë ditës së sotme do të zhvillojë disa aktivitete në Gjakovë, sipas kësaj agjende:

    Në ora, 10:00 përurimi i çerdhës në Korenicë, Gjakovë.

    Në ora, 12:00 inaugurimi i Sallës së Edukatës Fizike në shkollën “Zekria Rexha”, Gjakovë.

    Në ora, 13:00, gurethemeli  në Kampusin e Mjeksëësisë në Gjakovë.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) organizon tryezë diskutimi, ku do të diskutohet për sfidat e reformës në drejtësi, me ç’rast do të publikohet raporti me titull “Dështimi i reformës në drejtësi”. (Hotel “Opera”)

  • 10:00

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) në Kosovë organizon edicionin e tetë të Konferencës për integritetin e informacionit DISICON. (Klan Arena, Prishtinë)

     

  • 11:00

    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, do të marrin pjesë në përurimin e renovimeve në Klinikën e Radiologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. (QKUK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Anëtari i Parlamentit Evropian dhe Raportuesi i sapoemëruar i Përhershëm për Kosovën, Riho Terras, mban konferencë për media si pjesë e misionit të tij tre-ditor për mbledhjen e fakteve në Kosovë. (Para Zyrës së BE-së, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK – Nisma – Lista Konservatore – E30 – Ideal, Ramush Haradinaj, mban konferencë për media. (Selia e AAK-së rruga “Vicianum” – Kompleksi Artis, Arbëri, Prishtinë)

     

  • 11:00

    USAID feston 25-vjetorin e Partneritetit dhe Progresit në Gjakovë (Shtëpia e Kulturës, Asim Vokshi, Gjakovë)

  • 12:00

    Lëvizja FOL në kuadër të Ditës Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit realizon performancën “Farat e Rrejshme”. (Te platoja e hotelit “Grand” Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) mban konferencë për medie me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Do të jenë të pranishëm dhe presidenti i IOC, Thomas Bach; presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Procesi gjyqësor Thaçi, Smakaj, Kilaj, Fazliu dhe Kuçi – Paraqitja e parë Kilaj. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

     

  • 14:00

    Kuvendi i Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, organizojnë konferencën “Roli i legjislativit në adresimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave dhe dhunës me bazë gjinore”. Në hapje të konferencës, fjalë rasti do të mbajnë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit dhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet ceremonia e certifikimit të mësimdhënësve dhe mentorëve në programin trajnues të të nxënit përmes përvojës, të organizuar nga TOKA në bashkëpunim me Fakultetin e Edukimit. (Kino “Armata”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 15:00

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me USAID, lansojnë Sistemin e Përcjelljes së Faturave, që synon të përmirësojë transparencën, llogaridhënien dhe efikasitetin në menaxhimin financiar publik në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Ceremonia e hapjes së edicionit të dytë të Forumit Ulpiana. Merr pjesë, kryeministri Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz dhe Drejtori nga ANU Migration Hub, Alan Gamle. (Objekti i Pallatit të Rinisë)***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 19:00

    Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në International Human Rights Commission Elvana Shala, në vigjilje të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut organizon ngjarjen kulturore në mbështetje të grupeve të margjinalizuara në Kosovë “Ritmi i Barazisë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 20:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) shënon 10-vjetorin e anëtarësimit në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Marrin pjesë personalitete të larta të sportit ndërkombëtar. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 20:00

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, merr pjesë në ndriçimin e objektit të Stacionit Policor Qendra, si pjesë e fushatës “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”. (Stacioni Policor Qendra) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv