Ngjarjet e ditës: 29 shtator 2022

  • 09:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskutojnë për vendimin e Qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton planin e punës së komisionit për sesionin vjeshtor. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 

  • 09:00

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe Asociacioni Kosovar i Promotorëve dhe Edukatorëve Shëndetësorë organizojnë konferencën e tretë rajonale për promovim dhe edukim shëndetësor me temën “Mjediset e shëndetshme”. (Hotel “Emerald” Prishtinë)

  • 09:00

    Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancën e radhës. (Salla e Kuvendit Komunal)

  • 09:30

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim miraton raportin e punës së komisionit për sesionin pranveror 2022. (Ndërtesa e Kuvendit salla N302)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    CBM përmes aktivitetit të Pajtimit dhe Transformimit të Konfliktit mbështetur nga USAID në Kosovë organizon festivalin e pirjes së kafesë, për të nxitur natyrën fqinjësore në Mitrovicë. (Ura kryesore, Mitrovicë)

  • 10:15

    Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP), me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Lirinë e Informimit, mban konferencë me sekretarët e ministrive. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)  

  • 10:30

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Kjo ngjarje shtyhet.

  • 10:30

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) shpalos rezultatet e sondazhit mbi këndvështrimin e qytetarëve për reformën në sistemin e drejtësisë në Kosovë. (Zyrat e KDI-së, Prishtinë rr. “Bajram Kelmendi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský. Pas takimit do të ketë konferencë të përbashkët për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja Vetëvendosje në Prizren mban konferencë për medie. (Zyrar e Lëvizjes, Prizren)

  • 11:30

    CARE International dhe SHL Kosova – Projekti KYP organizon debat në kuadër të Kongresit Kombëtar Rinor me temë “Si ti mbajmë të Rinjtë në Kosovë”. (Kino Lumbardhi, Prizren)

  • 12:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavský. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj merr pjesë në hapjen e punëtorisë së mbajtjes së kurseve të Filigranit. (Objekti i Filigranit, Prizren)

  • 14:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit të Republikës së Çekisë. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:15

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Jashtëm të Republikës së Çekisë, Jan Lipavský. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Bëhet publikimi i Manualit për Mësimdhënës “Zbulo Historinë Tënde: Manual për Kulturën Lokale”. (Salla e Kuqe e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve)

  • 16:15

    Lëvizja Vetëvendosje mban mbledhje me kryetarët e qendrave dhe organizatës së gruas dhe rinisë. Mbledhja drejtohet nga kryetari Albin Kurti. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku mban takim me struktura dhe qytetarë në Podujevë. (Hotel “Iliria Deluxe”, Podujevë)

  • 19:00

    Hapet ekspozita “Përtej” organizuar si projekt përbashkët i Galerisë Dodona dhe Qendrës për Dekontaminim Kulturor nga Beogradi 25 vite më përpara. (Project Space 17)

Kalendari Arkiv