Këshilli Gjyqësor I Kosovës (KGJK), mban mbledhjen e radhës. (KGJK)
Këshilli Gjyqësor I Kosovës (KGJK), mban mbledhjen e radhës. (KGJK)
Medica Gjakova publikon raportin mbi pasojat afatgjata të dhunimeve seksuale gjatë luftës në Kosovë. (Klan Arena, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Ekonomisë në kuadër të pakos emergjente për energji lanson thirrjen publike “Mbështetje konsumatorëve familjarë për investimin në pajisje efiçiente për ngrohje”. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja Artane Rizvanolli. (Para objektit të ME-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Policia e Kosovës do të organizojë shkatërrimin e armëve të konfiskuara gjatë aksioneve të ndryshme për zbatimin e ligjit. (Punishtja e “Metali05”, fshati Prelez, magjistralja Prishtinë – Ferizaj)
Komisioni parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës së Komisionit, për sesionin vjeshtor 2024. (Kuvendi Kosovës, N302)
Qendra për Energji dhe Qëndrueshmëri (QEQ), së bashku me Adapt/USAID, GIZ dhe CSR Kosova organizojnë Konferencën për Qëndrueshmërinë Mjedisore dhe Ndryshimet Klimatike, me temën “Inovacioni për një të nesërme të qëndrueshme: Akademia, Industria dhe Qeveria në Dialog”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë 29 pika, përfshirë votimi i Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor etj. (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Kostoja e pagave jubilare të papaguara” – Raport analitik lidhur me ndikimin financiar dhe gjyqësor të rasteve gjyqësore që përfshijnë pagat jubilare. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Lansohet projekti “Siguria e fëmijëve në trafik”. Marrin pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci; ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu; zv.ambasadori i Gjermanisë, Matthias Conrad etj. (Shkolla fillore “Naim Frashëri”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Programi EREA, në bashkëpunim me shoqatat bujqësore “Organika”, Mjedra e Kosovës dhe PePeKo organizojnë një ngjarje të hapur që synon të rrisë ndërgjegjësimin për konsumimin e produkteve vendore. Merr pjesë dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri. (Sheshi “Mbretëresha Teutë”, Pejë)
Mbahet akademi përkujtimore me rastin e 10-vjetorit të ndarjes nga jetë të Komandant ‘Qorri’ (Ilaz Ceka). (Shtëpia e Kulturës “Xh. Kurtaj” në Kaçanik)