Ngjarjet e ditës: 27 shtator 2024

  • 09:00

    Mbahet dita e dytë e Kongresit të Katërt Klinik të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës. (Klan Arena, Prishtinë)

     

  • 09:00

    Instituti për trajnim dhe zhvillim ekonomik ITED dhe Solidar Suisse organizojnë eventin ProSkills2. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 09:45

    AVONET së bashku me përfaqësuesit e punojësve të Çerdhes Engjujt dhe përfaqësuesit e prindërve organizojnë performancë në Sallën e Kuvendit Komunal të Ferizajt. (Kuvendit Komunal, Ferizaj)

  • 10:00

    Unioni i Turizmit të Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit organizon konferencën ndërkombëtare “Turizmi dhe Paqja, bashkëpunimi dhe koordinimi në mes Kosovës dhe shteteve pjesëmarrëse”. (Hotel “Emerald”)

     

  • 10:00-15:00

    Në ditën e tretë të Festivalit Femart – Mbahet punëtoria “Arti, aktivizmi dhe barazia: Lidhja e gjinisë dhe ndërtimit të paqes”. (Teatri “Dodona”, salla B, Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti GAP prezanton të dhënat mbi progresin e kryetarëve të komunave të Kosovës në përmbushjen e premtimeve zgjedhore deri në muajin qershor 2024. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Grupi Parlamentar i AAK-së mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezë diskutimi, ku do të prezantohet raporti “(MOS) Zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve në ndërmarrjet publike qendrore në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me MKRS-në organizojnë “Forumin e Sportit”, në kuadër të aktiviteteve të Javës Evropiane të Sportit. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Organizata “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizon vizitë informuese në lagjet 028 dhe 029 të Fushë-Kosovës, ku po zhvillohet një projekt që do të përmirësojë kushtet e banimit për këto komunitete. (Lagjet 028 dhe 029, Fushë-Kosovë)

  • 10:30

    Në Ditën Botërore të Turizmit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë organizon aktivitete për promovimin e turizmit. (Guri i Zi, Zapluxhë, komuna e Dragashit)

  • 11:00

    Serbët e veriut do të protestojnë para stacionit të policisë në Zubin Potok. (Stacionit i Policisë, Zubin Potok)

  • 11:00-13:00

    Në ditën e tretë të Festivalit Femart – Mbahet diskutimi feminist “Përtej barrierave: gjithëpërfshirja në kulturë dhe art”. (Instituti francez, Pejton, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Organizata “EcoKosWomen” organizon një ngjarje vetëdijesuese për rolin e grave në shoqëri, duke nxitur ndryshime pozitive që kontribuojnë në fuqizimin ekonomik të grave, dhe njëkohësisht avancojnë barazinë gjinore në Kosovë. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024 diskuton lidhur me dinamikën e intervistimit të dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Zyra për Qeverisje të Mirë në kuadër të Zyrës së Kryeministrit dhe Shoqata Kosovare e të Shurdhërve, organizojnë konferencën për shënimin e Javës Ndërkombëtare të Shurdhërve dhe Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës së Shenjave, me moton “Me shenja për të drejtat e gjuhës së shenjave”. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ambasada e Japonisë në Kosovë mban ceremoninë e ndarjes së çmimit të lavdërimit për dirigjentin japonez Toshio Yanagisawa. (Pallati i Rinisë dhe Sporteve, atelie pranë Sallës së Kuqe, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:50-16:50

    Në ditën e tretë të Festivalit Femart – organizohet pritje nga Ambasada gjermane në Prishtinë. (Kinemaja “Armata” Prishtinë)

  • 17:00

    Prokuroria Themelore në Pejë, mban konferencë për media, lidhur me aksionin e zhvilluar me rastin e sekuestrimit të drogës. (Pjesa malore e fshatrave Kliçin dhe Sferkë)

Kalendari Arkiv