Ngjarjet e ditës: 2 maj 2024

  • 08:00

    Këshilli Ministror për Integrim Evropian (KMIE) mban mbledhjen e VI-të. Marrin pjsë dhe kryeministri Albin Kurti dhe zv.kryeministri Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton projektligjet për kripto-asetet dhe për regjistrin e pronarëve përfitues. (Ndërtesa e Kuvendit, N10) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00 - 16:30

    Vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) 

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor për lëndën përmbarimore në mes të Debitorit Telekomi i Kosovës Sh.A. dhe Kreditorit Dardafon.net L.L.C. (Pallati i Drejtësisë)

  • 11:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. Në rend dite janë shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH si dhe votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punës, prezanton analizën “Ligji i ri i punës: Në mes të nevojës dhe kërkesave për ndryshim”. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”)  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministria për Kulturë, Rini e Sport do të lansojë programin Super Sportistët”, në të cilin do të investojë 4 milionë euro për katër vitet e ardhshme për sportistët e rinj të sporteve olimpike. (Hotel “Nartel”, Prishtinë) 

  • 12:00

    Komuna e Vushtrrisë organizon Akademi Përkujtimore në Përvjetorin e Masakrës së Studimes. Merrin pjesë dhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti. (Te Varrezat e Martirëve, Studime) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi vendosin gurthemelin për ndërtimin e Klinikës së Hematonkologjisë dhe Klinikës së Nefrologjisë. (QKUK) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shënon 24-vjetorin e themelimit. (Hotel “Venus” magjistralja Prishtinë – Lipjan) 

Kalendari Arkiv