Ngjarjet e ditës: 2 tetor 2024

  • 09:00

    Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, organizojnë konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe Partnerët 2024”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Komitetin Lindor të Ekonomisë Gjermane organizojnë Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar. Marrin pjesë i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, deputei i Bundestagut, Peter Beyer dhe ambasadori gjerman, Jorn Rohde. (Klan Arena) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Instituti për Studimet e Luftës Hibride “Octopus” mban konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”. Merr pjesë dhe Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës. (Hotel “Garden”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:30

    Mbahet konferenca për Edukimin Mediatik BE-Ballkani Perëndimor. Merr pjesë ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) mban tryezën e diskutimit për Procesin e Berlinit me deputetet anëtare të Komisionit Parlamentar për Integrim Evropian nga pushteti dhe opozita. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Shtëpia e Gazetarëve mban tryezë diskutimi për të shënuar një çerek shekulli të Angazhimit Gjerman në Kosovë. Merr pjesë i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. (Ish-shtëpia e mallrave “Germia”, përballë Teatrit Kombëtar) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBAShK) dorëzon Draft-Kontratën e re të arsimit në zyrat e Ministrisë së Arsimit. (Ministria e Arsimit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere bënë shqyrtimin në parim të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim si dhe shqyrtimin e Raportit vjetor të punës së Fondit të Kursimeve Pensionale për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) 

  • 12:30

    Organizata “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë Festivalin dhe Panairin e Librit për Fëmijë. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)

  • 13:00

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj viziton Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, me ç’rast me kryetarin Nijazi Gashi dhe bashkëpunëtorët do të diskutojnë për Programin Zgjedhor 2025-2029 të Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, veçanërisht për temat që lidhen me pensionistët. (Shoqata e Pensionistëve të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Komisioni për Integrime Evropiane takohet me Ambasadorin Aivo Orav, Shefi i Zyrës së BE-së/Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për medie. (Selia e Nismës, Pejton) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv