Ngjarjet e ditës: 15 shkurt 2024

  • 09:00

    Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë raporton zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, lidhur me dialogun me Serbinë. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së mban mbledhjen konstituive; shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Bordit të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare të veçantë. Në rend dite është shqyrtimi i tri Propozim-amendamenteve Kushtetuese, me nr.28, 29 dhe 30. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, ndahen certifikata për studentët ekselentë. (Biblioteka Universitare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend të ditë janë 17 pika, përfshirë ratifikimi i 9 marrëveshjeve ndërkombëtare. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë jepet verdikti ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj gazetarit te RTK-së, Alban Selimi. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali) 

  • 12:00

  • 13:30

    Vizitë punimeve në objektin e FSHMN-së, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës. (Objekti i FSHMN-së)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për shqiptimin e gjobave për vonesat në dorëzimin e formularëve të azhurnimit vjetor 2024. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 54-vjetorit të themelimit të Universitetit të Prishtinës, ndahen mirënjohje për stafin akademik. (Salla e Senatit të UP-së)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kolegji UBT prezanton projektin “Shape – Sport, health and the people”. (Parku Inovativ i UBT-së, Lipjan)

  • 15:00

    Nënshkruhet marrëveshja me të cilën “Forumi Intelektual Europa 2030” i bashkohet Koalicionit AAK-Nisma. Me këtë rast, kryetarët Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj do të mbajnë konferencë për medie. (Selia e AAK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mban konferencë për media. (Ambasada Amerikane, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë, mbahet turneu në futsal “Afrim Bunjaku”. (Palestra Sportive “Jeton Tërstena”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Promovohet monografia “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” i autorit Nuhi Bytyçi. (Libraria “Dukagjini”, sheshi “Nëna Terezë” në Prishtinë)

  • 19:00

    Lidhja Shqiptare Evropiane hap ekspozitën kolektive me titull “Ngjyrat Dardane”, që organizohet për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë, kuruar nga piktori Anton Krsaniqi. (Open Art Gallery, Prishtinë)

  • 20:00

    Baleti Kombëtar i Kosovës shfaq premierën e parë për vitin 2024 – “Rebounds. A BasketBallet”, krijim i ri i stilit bashkëkohor që është realizuar në bashkëpunim me dy koreografët gjermanë Friederike Lampert dhe Jochen Roller. (Atelieja e Pallatit të Rinisë, Prishtinë)

Kalendari Arkiv