Ngjarjet e ditës: 15 shkurt 2023

  • 09:30

    Mbahet vazhdimi i konferencës përgatitore për gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. (Hagë) ***Ngjarja transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:45

    Mbahet tryezë e rrumbullakët me temë diskutimi “Roli dhe pozita e grave rurale në Kosovë”. Marrin pjesë përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Komuna e Prishtinës, si dhe shoqatat nacionale nga fusha e bujqësisë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    UBT organizon konferencën “Kosova dhe Urbanizmi i Ri: Qëndrueshmëria, Inovacioni, Teknologjia, Qëndrueshmëria dhe Investimet”, në bashkëpunim me Federatën Panshqiptare të Amerikës VATRA dhe me Rrjetin e Bizneseve të Diasporës Shqiptare. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Kampusi i UBT-së, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 10:30

    “Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve” prezanton raportin me të gjeturat e projektit të “Vlerësimit të dinamikës së popullsisë së qenve në Komunën e Prishtinës”. (Shtëpia e Evropës, rruga “UÇK”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës hap ekspozitën “Kosova pas  Luftës së dytë Botërore në dokumente arkivore”. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Lëvizja FOL organizon konferencë për media ku do të publikoj të dhënave nga monitorimi i realizimit të Planit Strategjik dhe Operacional të Qeverisë për periudhën janar-dhjetor 2022. (Andrea Gropa nr.35, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komuna e Vushtrrisë organizon shfaqje teatrale për fëmijët nga Teatri “Dodona”. (Qendra e Kulturës “Hasan Prishtina”, Vushtrri)

  • 12:00

    Komisioni për Integrim Evropian, shqyrton Projektligjin për pyjet, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

  • 13:00

    Universiteti i Prishtinës për nder të 53 vjetorit të themelimi të tij organizon ceremoni solemne. I pranishëm edhe kryeministri Albin Kurti. (Amfiteatri i Bibliotekës Universitare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës organizon marsh kundër Asociacionit, dhe në shënim të 53-vjetorit të themelimit të UP-së. (Nisja nga Biblioteka Kombëtare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv