Ngjarjet e ditës: 7 shtator 2022

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) prezanton raportin me titull “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”. (Hotel “Sirus”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 12:30

    Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) mban ceremoninë e dorëzimit të ofertave të shitjeve përmes Likuidimit ShAL 58. Kurse hapja e ofertave bëhet nga ora 12:30. (Hoteli “Grand”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Lansohet skema e granteve për partneritetet kërkimore universitete-biznese. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimit, Prizren)

  • 10:00

    Aleanca Franceze e Prishtinës fillon me sesionin e ri ku do të hap dyert për vizitorët. (Aleacna Franceze)

  • 11:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. (Kabineti i kryetarit) 

  • 13:00

    Presidentja Vjosa Osmani dekoron me medaljen “Urdhri i Pavarësisë” ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Anne-Marie Calmy-Rey. (Kabineti i presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shpërndan certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Jurisprudencës. (Ndërtesa e Qeverisë, ish-Rilindja) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi viziton disa ferma me qëllim të informimit për subvencionimin e qumështit me 0.05 cent për herë të parë. (Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate mban aktivitet në oborrin e QKUK-së. (Oborri i QKUK-së)

  • 13:45

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Grupin e Miqësisë Lituani- Ballkan Perëndimor të Parlamentit të Republikës së Lituanisë. (Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:35 - 15:20

    Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Përendimor i Parlamentit të Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, takohet me Grupin e Miqësisë Kosovë-Lituani të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pas takimit mbahet konferencë për medie. (Kuvendi i Kosovës, Salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:35 - 16:20

    Grupi i Miqësisë Lituani-Ballkan Përendimor i Parlamentit të Lituanisë, në kuadër të vizitës në Kosovë, takohet me nënkryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Republikës se Kosovës. Pas takimit mbahet konferencë për medie. (Kuvendi i Kosovës, Salla C301)

  • 15:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e pret në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. Ceremonia e pritjes do të zhvillohet në sheshin “Ibrahim Rugova” ku do të pritet me gardën ceremoniale. Pas takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Pahor do të kenë konferencë për medie. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:25

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Presidentin e Republikës së Sllovenisë, Borut Pahor. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Subjekti i ri politik “Guxo” mban Kuvendin e Parë zgjedhor dhe konstituiv. (Hotel “Emerald”)

Kalendari Arkiv