Ngjarjet e ditës: 18 maj 2023

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

  • 10:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon punëtorinë për profesionistët e rinj “Përgatitja për karrierë”. (Shtëpia e Evropës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton Projektligjin për aderimin në Marrëveshjen për Statusin dhe Funksionet e Komisionit Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar “EXPOKOS”. Në hapje merr pjesë dhe ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë)

  • 10:00

    FemArt  mban konferencën “Kalle tutën: Një konferencë për jetesë të guximshme”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

  • 10:30

    EULEX-i prezanton Raportin Monitorues të tij për Aplikimin e Lirimit me Kusht në Kosovë, i cili e mbulon periudhën prej muajit mars 2022 deri në shtator 2022. Merr pjesë dhe Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës dhe Shoqata e të Verbërve të Kosovës, mbajnë konferencë për Ditën Globale të Qasshmërisë. Ku do të bëhet prezantimi i barometrit të qasshmërisë, i cili për herë të parë në vendin tonë e bën vlerësimin e faqeve të internetit të institucioneve publike lidhur me përmbushjen e standardeve ndërkombëtare. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve-2023, Këshilli i Kosovës për Trashëgimi Kulturore organizon ligjëratë publike. (Hotel “Grand”, Prishtinë)

  • 11:00

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, merr pjesë në inaugurimin e punimeve në sallën e sportit në fshatin Romajë. (Romajë, Prizren)

  • 12:00

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbledhjen e radhës. (Objekti i KGjK-së)

  • 15:00

    Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, mban konferencë për medie për marrëveshjen për pjesëmarrjes e Kosovës në Programin e BE-së “Tregu i Përbashkët”. (Holli i Ministrisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Zyra e Bashkimit Evropian në kuadër të aktiviteteve në shënimin e Ditës së Evropës, organizon debatin “Duke u bërë një profesionist i IT-së”. (Shtëpia e Evropës, Mitrovicë veriore) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv