Ngjarjet e ditës: 18 korrik 2022

  • 09:00

    Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Misioni i OSBE-së në Kosovë do të prezantojë raportin e fundit tematik për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), prezanton raportin “Sfidat në trajtimin e krimeve të përgjithshme”. (Hotel Sirius, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, mbanë konferencë për media. (Ndërtesa e Qeverisë, P32) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, shqyrton projektligjin për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, dhe programin e shpenzimeve të Radiotelevizionit të Kosovës për periudhën korrik-shtator 2022. (Kuvendi i Kosovës, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi raporton në Komisionin për Integrime Evropiane për ratifikimin e Marrëveshjes së Partneritetit për Kornizën Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Komisionit Evropian për marrëveshjet për zbatimin e ndihmës financiare të Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit të Para-anëtarësimit (IPA III). (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton nismën legjislative “Projektligji për kriptovaluta”. (Kuvendi i Kosovës, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv