Ngjarjet e ditës: 21 shtator 2021

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor kundër ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafës. (Hagë)

  • 10:00

    Në Komisionin për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport raportojnë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Fondacioni MDA organizon tryezën “Dialogu publiko-privat”. (Hotel “Astroria”, Gjilan)

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506)

  • 11:00

    Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Fondi i Kombeve të Bashkuara për Popullsinë (UNFPA) publikojnë raportin analitik “Më shumë zgjedhje përmes politikave miqësore për familjen”, të shkruar nga David JJ Ryan. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizata Admovere mban tryezë diskutimi me temën: “Strategjitë e Arsimit të Lartë në Kosovë. Merr pjesë zv.ministri i MAShTI, Dukagjin Pupovci. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati mban konferncë për medie.  (Ndërtesa e  Qeverisë së Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:45

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ministren e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin e Republikës së Shqipërisë, Elisa Spiropali. (Kabineti i kryetarit)

  • 12:00

    Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR KS) shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes përmes një instalacioni i cili do të vendoset pranë “New Born”. (Pranë monumentit “New Born”)

  • 13:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione takohet  zëvëndeskryeministrin Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) 

  • 13:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë bën themelimin e grupeve punuese për projektligjet të cilat kanë kaluar leximin e parë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)

  • 18:00

    Kryetari i komunës dhe njëherësh kandidati për kryetar  nga Lëvizja Vetëvendosje në Prizren, Mytaher Haskuka së bashku me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca vizitojnë fshatin Hasi i Gjonaj. (Vendtakimi në oborrin e ambulantës)

Kalendari Arkiv