Ngjarjet e ditës: 22 janar 2024

  • 12:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, mban konferencë për medie. (Objekti i vjetër i Komunës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi me temën; Situata e përgjithshme e sigurisë në Komunën e Podujevës. (Kuvendi Komunal, Podujevë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Mbahet ngjarja përmbyllëse e projekteve për zhvillimin e sektorit të menaxhimit të mbeturinave në Kosovë të bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian, Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) si dhe Qeveria e Kosovës, zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ). Marrin pjesë; ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, Johannes Madsen Udhëheqës për bashkëpunim, Zyra e BE-së në Kosovë dhe Jörn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 18:00

    Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) organizon ceremoninë “Laureatët e vitit 2023”. (Hotel “International Prishtina”)

Kalendari Arkiv