Ngjarjet e ditës: 5 shtator 2022

  • 08:30

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca dhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëjnë homazhe te shtatorja e Nënë Terezë në Prishtinë. (Sheshi Nëna Terezë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, mban konferencë për medie lidhur me veprimet në rastin e 11 vjeçares. (Objekti i Prokurorit të Shtetit, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Presidentja Osmani bashkë me Kryeministrin Kurti, vizitojnë Shtëpinë Muze të Nënë Terezës në Prizren. (Prizren)

  • 10:30 - 17:30

    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, vizitojnë Luginën e Preshevës.

     Agjenda:

    10:30 – Takim me Këshillin Kombëtar Shqiptar;

    11:15 – Takim me deputetin Shaip Kamberi;

    12:00 – Takim me krerët e Komunës së Bujanocit;

    12:45 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ – Tërnoc;

    14:50 – Vizitë në Shkollën Fillore ‘’Ibrahim Kelmendi’’ – Preshevë;

    15:00 – Drekë Pune me liderët politikë të Preshevës;

    17:30 – Takim me Shoqata, Biznese dhe Personalitete të Shquara – Hotel “Rozafa”, Bujanoc.

  • 10:10

    Keshilli Qëndro Grevist i SBAShK-ut, shoqëruar nga Këshilli Qëndro Grevist i BSPK-së vizitojnë shkollën fillore e të mesme të ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë. (Shkolla “Ismail Qemali”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban konferenë për medie, lidhur me deklaratat e kryeministrit Kurti dhe të ministres së Drejtesisë për punën e sistemit gjyqësor. (Ndërtesa e KGjK-së, Rr. “Luan Haradinaj”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Përfaqësues të Universitetit Zug nga Zvicra vizitojnë Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ku do të takohen me rektorin Bajram Kosumu. (Objekit i Universitit të Gjilanit)

  • 11:00

    Mbahet mesha solemne në nder të 25-vjetorit të vdekjes së Nënës Terezë. (Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Prishtinë) 

  • 12:00

    Kolektivi për Mendim dhe Veprim Femnist, YIHR KS, CEL, QIKA, QIPS dhe QKSGj vazhdojnë protesten kundër dhunës ndaj vajzave. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve nga Shkupi në bashkëpunim me revistën “Drita” organizon Ekspozitën me titull “E kam në zemër popullin tem shqiptar”. (Hapësirat e Bogdanopolisit në Katedralen e Kosovës)

  • 13:30

    Biblioteka Kombëtare e Kosovës mban ceremoninë e hapjes së Javës së Bibliotekës në Kosovë. (Biblioteka Kombëtare) 

  • 15:00

    Me rastin e “Ditëve të Nënë Terezës”, në një ceremoni të veçantë, në Kabinetin e Presidentes Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dekorimit të disa personaliteteve të shquara me medaljen për humanizëm “Nënë Tereza”. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për medie. (Selia qendrore e PDK-së) 

  • 15:00

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mban konferencë për medie. (Objekti i MPB-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Në shënim të 25-vjetorit të vdekjes së Shën Nënë Terezës, hapet ekspozita kushtuar Shën Nënë Terezës. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës)

  • 20:00

    Mbahet koncert i Filarmonisë së Kosovës në nder të 25-vjetorit të vdekjes së Nënës Terezë. (Katedralja “Shën Nënë Tereza”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv