Ngjarjet e ditës: 22 maj 2022

  • 11:00

    Me rastin e “Ditës Ndërkombëtare të Biodiversitetit”, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me OJQ Era dhe shoqërinë civile do të shënojnë këtë ditë në Parkun Kombëtar (“ Bjeshkët e Nemuna” zona e Rugovës)

  • 11:30

    Bëhet homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Burgut të Dubravës e ndodhur 23 vjet më parë. (Hyrja në hapësirën e Burgut të Dubravës)

  • 12:00

    Në finalen e turneut ndërkombëtar “Lah Nimani”, e cila organizohet nga FboxK, do të bëhet pritja dhe përurimi i Donjeta Sadiku, e cila ka shënuar histori duke u bërë kampione e bronztë botërore në Kampionatin Botëror për senior të mbajtur në Stamboll të Turqisë. ( Palestra e Sportit “1 Tetori”)

  • 15:30

    Delegacioni i MCC-së nga Uashington, kryesuar nga Alicia Phillips Mandaville, viziton një familje në Prishtinë, në apartamentin e tyre, për të parë nga afër sistemin e tanishëm të ngrohjes, përfituese të Prishtina HeatSave. (Bregu i Diellit, Zona Lindje, 11/4, Prishtinë)

  • 16:45

    Komuna e Prishtinës organizon aktivitete të ndryshme, ku qytetaret e Prishtinës do të njoftohen në lidhje me projektin HeatSave që ka për synim modernizimin e sistemit të ngrohjes , si dhe instalimin e pajisjeve të sofistikuara për matjen e ngrohjes në shtëpinë e tyre. Kjo vizitë përveç delegacionit në Uashington do të ndiqet edhe nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (Sheshi “Nënë Tereza”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv