Ngjarjet e ditës: 2 nëntor 2021

  • 09:00

    Mbahet ceremonia e rihapjes së terminalit doganor në Mitrovicë te kompleksi i Trepçës. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Drejtoria e Trepçës, zona industriale) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Salih Mustafës. (Hagë)

  • 10:00

    Ministrisë i Mbrojtjes Armend Mehaj, raporton në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë lidhur me anëtarësimin e Kosovës në NATO. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni i Pavarur i Mediave mban konferencë për medie në lidhje me prezantimin e “Raportit të monitorimit të Ofrueseve të Shërbimeve Mediale Audio-vizuele gjatë fushatës për zgjedhjet lokale 2021”. (Zyra e KPM-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) prezanton hulumtimin “Bashkimi energjetik Kosovë-Shqipëri, Sfidat dhe Mundësitë“. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi i 205-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom)

  • 11:00

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla raporton në Komisionin për Integrime Evropiane. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj, bën prezantimin e projekteve “Nënkalimi ish BVI – Bazhdërhane” dhe “Parku i ri i qytetit tek Shtëpia e Bardhë dhe parkimi nëntokësor me 690 vendparkingje”. (Prapa Shtëpisë së Bardhë)

  • 11:30

    Fillojnë punimet për ndërtimin e objektit për personat me nevoja të veçanta. (Rruga “Ilaz Kodra”, Skenderaj)

  • 12:00

    Bëhen homazhe te varrezat e heronjve Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. Merr pjesë kryeministri, Albin Kurti. (Velani, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Ish-ndërtesa e Ombuspersonit)

  • 13:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Projektligjin për mbrojtjen e konkurrencës, atë për patentat etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Bëhen homazhe te vendi ku ranë heroikisht Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. (Bregu i Diellit, Prishtinë) 

  • 17:00

    Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës. (Dit’ e Nat’, Prishtinë) ***Ngjarja transmetohet live në faqet e Facebook-ut të EkonomiaOnline dhe D4D 

Kalendari Arkiv