Ngjarjet e ditës: 12 tetor 2023

  • 08:30

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet gjykimi në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë)

  • 10:00

    Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi raporton lidhur me dialogun Kosovë-Serbi në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shënohet Dita e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit nga  Shoqata e Onkologëve të Kosovës (ShOK). (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale formon grupin punues për amendamentimin e Projektligjit për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 10:00

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, shënon Ditën Botërore të Standardeve me temën “Vizioni i përbashkët për një botë më të mirë”. Merr pjesë dhe ministrja Rozeta Hajdari. (Hotel “Emerald”)

  • 10:00

    Në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) mbahet konferenca tematike “Roli i institucioneve supreme të auditimit në dobi të qytetarëve”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 10:30

    Komisioni për Integrim Evropian shqyrton Projektligjin për investime të qëndrueshme, me amendamentet e Komisionit funksional nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së. (Kuvendi i Kosovës, N303)

  • 11:00

    Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për propozim-rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje mban konferencë për medie. (Salla e Grupit Parlamentar, Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi pritet në takim nga kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu. (Objekti i Komunës)

  • 11:45

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu vizitojnë projektin “Rregullimi i parkut për Fëmijë në fshatin Davidovc” dhe punimet në projektin “Zgjerimi i rrugës dhe trotuarit me ndriçim në rrugën “Shabani” në Vojnoc. (Shtime)

  • 12:30

    Inaugurohet Parku Teknologjik “Tech Park Prishtina”, i cili synon të ndikojë te kompanitë e TIK-ut, startup-et e maturuara, profesionistët, studentët e TIK-ut dhe institucionet e hulumtimit. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, Eva Palatova, zëvendësshefe e BE-së etj. (Bërnicë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi viziton familjen e Afrim Krasniqit në lagjen Sallahane të Komunës së Ferizajt, përfitues nga thirrja për ndërtimin/renovimin e shtëpive. (Ferizaj)

  • 13:30

    Mbahet ceremonia e shënimit të përvjetorit të parë të Gjykatës Komerciale të Kosovës. (Pallati i Drejtësisë)

  • 14:00

    Kuvendi mban vazhdimin e seancës. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ambasada e Francës  mban konferencë për medie në kuadër të edicionit të 23-të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. Në panelin e konferencës do të jetë edhe kryeministri Albin Kurti. (Kino “Armata”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Konferencë mbi ecurinë e çështjes Januzi dhe Bahtjari. (Hagë)

  • 17:45

    Kolegji i Kirurgëve të Kosovës organizon Kongresin e Tretë Klinik  me temën e këtij viti “Përmirësimi i Cilësisë së Shërbimeve Kirurgjikale”. (Hotel “Emerald”)

  • 20:00

    Në kuadër të 20-vjetorit të themelimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) mbahet Darka Gala. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv