Ngjarjet e ditës: 6 qershor 2024

  • 09:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” dhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:30

    Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, do të ndajë certifikatat për pjesëmarrësit në trajnimet “Edukimi në Karrierë”, “Këshillimi në Karrierë” dhe “Kompetenca Digjitale”, në kuadër të projektit “Aftësim për tregun e punës”. Merr pjesë edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde. (Shkolla “Xhemajl Mustafa”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK) organizon tryezën shkencore me temën “Muharrem Blakçori – shqipërues i Kuranit Fisnik (jeta dhe vepra)”. (Salla e Kryesisë së BIK-ut) 

  • 11:00

    Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, mban konferencë për media. (Selia e Degës së PDK-së në Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhje. Në rend dite është caktimi i seancës solemne për adresimin e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, deputetëve të Kuvendit, (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë mban takim me ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev. (Ndërtesa e Kuvendit, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) lanson fushatën #GoldenEuropeans (Evropianët e artë), në kuadër të së cilës do të zbulohen aktivitetet deri në Paris 2024. (Zyrat e KOK-ut, Shtëpia e Sporteve)

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të MPJD-së mban mbledhje; diskuton rreth angazhimit të ekspertëve. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit shqyrton projektligjet për Këshillin e Sigurisë së Kosovës; atë për zyrtarët publikë; për Komisionin e Pavarur për Media dhe atë për rrugët. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv