Ngjarjet e ditës: 6 dhjetor 2023

  • 09:00

    Ministria e Financave prezanton masën 1.2 për zbutjen e ndikimit të menjëhershëm socio-ekonomik të krizës energjetike përmes mbështetjes shtesë të njëhershme për blerjen e lëndëve djegëse për ngrohje gjatë dimrit për familjet përfituese të asistencës sociale. Marrin pjesë kryeministri Albin Kurti; ministri i Financave, Hekuran Murati dhe shefi i Seksionit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së, Johannes Madsen Stenbaek. (Objekti i Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) ***Transmetim “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 09:00 - 14:30

    Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGjK) mban konferencën “Ndikimi i liberalizmit të vizave: Sfidat dhe mundësitë për bizneset nga Kosova”. (Klan “Arena”, Prishtinë)
     
    Agjenda:
    09:00 – Fjalët hapëse nga Anna Rostocka (IOM) dhe Hakan Ejdervik (Zyra e BE-së)
    09:20 – Paneli i parë i diskutimit “Liberalizimi i vizave mobiliteti i punës”
    10:20 – Paneli i dytë i diskutimit “Implikimet ekonomike i rritjes së mobilitetit të punës”
    13:00 – Paneli i tretë i diskutimit “Përgjigjet e politikave dhe rekomandimet”
    14:00 – Vizioni strategjik – Folës Besnik Bislimi, zv.kryeministër i Qeverisë së Kosovës dhe Jorn Rohde, ambasador i Gjermanisë në Kosovë
    14:30 – Vërejtjet mbyllëse

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me Petrit Malajn, ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti mban dëgjim mbikëqyrës për mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit për tregti me jashtë. (Kuvendi i Kosovës, N506)

  • 10:00 - 16:00

    Mbahet Konferenca për Integritetin e Informacionit DISICON, organizuar nga NDI (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

    Agjenda:

    10:00 – Fjalët hyrëse nga Nancy Soderberg, drejtore e NDI Kosovë; Nuno Queirós, UNDP dhe AnnaCarin Platon, Zyra e BE-së. ***Mbulohet me kamerë nga EO.

    10:10 – Diskutim “Gjinia, politika dhe dezinformimi”

    11:00 – Prezantim nga Rezarta Delibashzade-Krasniqi, D4D, me temën “Dezinformimi në baza gjinore në Kosovë.

    11:30 – Diskutim në panel “Për një mjedis medial të sigurt, gjithëpërfshirës dhe të barabartë”

    12:45 – Disistory për dhunën online ndaj grave dhe personave LGBTQI+

    14:00 – Fjalim nga Jeffrey M. Hovenier, ambasador i ShBA-së në Kosovë  ***Mbulohet me kamerë nga EO.

    14:05 – Diskutim me Vjosa Osmani, presidente e Kosovës ***Mbulohet me kamerë nga EO.

    15:00 – Disistory nga Mira Kazhani, për përfaqësimin dhe portretizimin e grave në media.

    15:15 – Gjithpërfshirja në industrinë e teknologjisë: Sfidat dhe mundësitë

    16:00 – Fjalët përmbyllëse

     

  • 10:00

    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO) mbajnë tryezën “Ndjekja, gjykimi, dhe parashkrimi i korrupsionit”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Mbahet dita e dytë e Konferencës Rajonale “Të bashkuar kundër dhunës – Mjaft!”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë. (Hotel “Venus”, Magjistralja Prishtinë-Lipjan)

  • 10:00

    Mbahet konferenca hapëse “Luftimi i gjuhës së urrejtjes: Obligimet e shtetit. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 11:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, te Qafa) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportet vjetore financiar për vitin 2022 të Institucionit të Avokatit të Popullit, Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Agjencisë për Informim dhe Privatësi dhe të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, C203)

  • 11:00

    Komisioni për Integrim Evropian shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji dhe Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, N302)

  • 11:15

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) mban konferencë për medie. (Selia e PDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Oda e Hotelerisë dhe Turizmit e Kosovës (OHTK) organizon tryezën me temën “Analiza e gjendjes momentale dhe trendet e zhvillimit të turizmit në komunën e Prishtinës. (Hotel “Grand”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 13:00

    Koalicioni i organizatave jo-qeveritare (IKD, FOL dhe INPO) mban konferencën “‘Amnistimi’ i mosdeklarimit të pasurisë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Nën patronatin e kryetarit të Shtimes, Qemajl Aliu bëhet përurimi i librit “Gjurmëve 55-vjecare të Klubit Hendbollisitik ‘Vjosa’, të autorit Banush Imeri. (Shtëpia e Kulturës, Shtime) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    PSD mban aksion simbolik në lidhje me dështimin e Qeverisë në fushën e arsimit. (Para Ministrisë së Arsimit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Prezantohen gjetjet e hulumtimit “Veshjet popullore të Kosovës”. (Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës)

  • 16:00

    Mbahet diskutimi “Nga letra në praktikë: Kosova duhet t’i mbajë zotimet ndaj të mbijetuarave të dhunës në familje”, raporti i Amnesty International. (Biblioteka Kombëtare)

  • 19:00

    Në kuadër të Ditëve të Bogdanit, mbahet akademi solemne. (Katedralja Shën Nënë Tereza, Prishtinë)

  • 20:00

    Mbahet nata e poezisë dhe muzikës rome. (Lokali “Bubble Pub”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv