Ngjarjet e ditës: 10 qershor 2023

  • 08:30

    Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan organizon Panairin e Gjuhës të Artit, Shkencës dhe Teknologjisë. Merr pjesë dhe kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti. (ShFMU “Vëllezërit Frashëri”, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    HIB Petrol Ditën e Solidaritetit me disa aktivitete. Me këtë rast, disa të rinj i bashkohen kompanisë për një ditë pune. Pagesën e tyre, në fund të ditës, do e dhurojnë për një kauzë të rëndësishme: shëndetin mendor të të rinjve dhe të fëmijëve me nevoja të veçanta. (Pika e HIB-it, Çagllavicë)

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në tribunën në shënim të 145-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. (DokuKino, Prizren)

     

  • 12:00

    Mbahet manifestimi qendror për 145-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës. (Oborri i Kompleksit Monumental të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryeministri Albin Kurti, në përmbyllje të shënimit të 145- vjetorit të Lidhjes, bën homazhe në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit. (Kompleksi i Lidhjes së Prizrenit)

  • 15:30

    Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, pret në takim Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

  • 17:00

    Mbahet Parada e Krenarisë 2023. (Sheshi “Skënderbeu”, Prishtinë)

Kalendari Arkiv