Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale) ***Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Gjykata Speciale) ***Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.
Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat (SPSP) mban takim me kryetarët e shoqatave sindikale të QMF-së në Prishtinë, të shkollave, të sigurimit të QKUK-së dhe të UP-së. (Zyrat e Sindikatës, sheshi “Nënë Tereza”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të zhvillojë vizitë në Podujevë. Agjenda:
10:00 – Takim me shoqatat e dala nga lufta të UÇK-së (Ndërtesa e vjetër e Komunës)
10:30 – Homazhe pranë shtatoreve të heronjve (Sheshi “Zahir Pajaziti”)
11:00 – Çaj te Bahri S. Hoti, (Podujevë)
11:30 – Vizitë fabrikës së veshjeve sportive S//Sprint (Fshati Letancë)
12:20 – Vizitë në KF “Llapi” (Podujevë)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Presidentja Vjosa Osmani dhe Mary Elieen Devitt, në emër të USAID-it nënshkruajnë marrëveshjen e grantit për objektivat zhvillimore, në vlerë prej 34.5 milionë dollarësh. Pas ceremonisë, Osmani dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, do të deklarohen për medie. (Kabineti i Presidentes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mban konferencë për medie, për rastin e rrënimit të monumentit në mbrojtje të përhershme “Kompleksi Saraji i Vjetër” në Prizren. (Objekti i MKRS-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.