Ngjarjet e ditës: 12 janar 2024

  • 10:00

    Instituti GAP organizon konferencë për medie, ku do të prezantohen gjetjet e raportit “Prirja për të emigruar nga Kosova pas liberalizimit të vizave: Ndikimi në fuqinë punëtore”. (Zyrat e GAP-it, Pejton) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Departamenti i Krimeve të Rënda, mbahet seanca ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë të mbetur në tentativë ndaj gazetarit të RTK-së, Alban Selimi. (Pallati i Drejtësisë, Hajvali)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Zyrat e KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Shoqata “Arti Pakufi” dhe SHMLAA “Odhise Paskali” në Pejë organizojnë “Promovimin e pasurive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore përmes artit në komunën e Pejës”. (Hambari i Haxhi Zekës në Pejë)

  • 16:00

    Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) mban ceremoninë e nënshkrimit të kontratave me 70 kandidatët për zyrtarë të rinj korrektues, të gjeneratës së 44-të. Merr pjesë dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. (Amfiteatri i Madh, Ndërtesa e Ish-Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv