Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese mban mbledhje. Merr vendim për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)
Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e kandidatëve për emërim në Gjykatën Kushtetuese mban mbledhje. Merr vendim për publikimin e thirrjes/ftesës publike për zgjedhjen një gjyqtari në Gjykatën Kushtetuese. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301)
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) organizon aksion simbolik, sikur thuhet, për të demaskuar përpjekjet e dyshimta të deputetit Ardian Gola në ndërhyrjet që ai është munduar t’i bëjë në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Para hyrjes kryesore të Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport shqyrton Projektligjin pёr Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Këshilli i Evropës organizon konferencën “Arsimi gjithëpërfshirës: Nga politika në praktikë”. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)
Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite janë 56 pika nga seancat e kaluara, të mbajtura në dhjetor 2022, janar dhe shkurt 2023. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit organizon ceremoninë e parë të ndarjes së çmimeve për Zyrtarët Përgjegjës në kuadër të institucioneve dhe ndërmarrjeve publike në zbatimin e Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve. (Salla e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Rr. Shkodra nr. 6)
Mbahet seanca përfundimtare për rastin Elvedina Hajdarit, e mbijetuar e dhunës në familje. (Gjykata Themelore në Drenas)
Peaceful Change initiative mban konferencën për shtyp ku do të prezantoj raportin “Gratë në Media”, (Kafe librari Dit’e’Nat)
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, do të mbajë konferencë për medie, me ç’rast do ta bëjë publike themelimin e Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca. (Ndërtesa e vjetër e Komunës, Prishtinë)
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, dhe drejtori i Shërbimeve Publike, Çelë Lamaj, do ta bëjnë përurimin e punimeve infrastrukturore (rrugë, kanalizim dhe ndriçim) në rrugën “Transiti i Ri” në Prizren. (Prizren)
Kryetari i Prizrenit Shaqir Totaj dhe drejtori i DSHP-së, Çelë Lamaj, bëjnë përurimin e punimeve infrastrukturore. (Rruga “Transiti i Ri”, Prizren)
Shfaqet premiera e dokumentarit “Kosova monumentale e paradokseve”, që trajton çështjen e memorialeve të viktimave civile të luftës në Kosovë. Ky aktivitet do të pasohet me një diskutim mbi “historinë” paradoksale të Kosovës nëpërmjet monumenteve dhe memorialeve, me panelistë Zanita Halimi, Ylber Hysa dhe Nol Binakaj. (Kino ABC, Prishtinë)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS) publikon rezultatet e anketës “Politika ndërkombëtare dhe dialogu Kosovë – Serbi: Perceptimet e qytetarëve të Kosovës”. (Libraria “Dukagjini”, sheshi “Nënë Tereza”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Mbahet ceremoninë e Grantit të Performancës Komunale. Marrin pjesë ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi; Johannes Madsen, nga Zyra e BE-së në Kosovë; ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly dhe ambasadori i Suedisë, Jonas Westerlund (Ndërtesa e ish-Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.
Artpolis organizon mbrëmjen poetike “Poezi për Fuqi – Çdo ditë është 8 Mars”. (Menza Ramiz Sadiku, Prishtinë)