Ngjarjet e ditës: 28 dhjetor 2021

  • 08:30

    Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike të Universitetit të Prishtinës mban seminarin e dytë shkencor. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti bën shqyrtimin e Planeve të Përformances të agjencioneve/rregullatoreve të pavarur, që i raportojnë Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për Gjykatën Komerciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi i 207-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom)

  • 10:00

    Fakulteti i Studime Islame organizon seminar shkencor “Kontributi dhe veprat e Mehmet Akif Ersoj- Pejanit”. (Fakulteti i Studimeve Islame, Prishtinë)

  • 11:00

    Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për Masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:30

    Drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj mban konferencë për medie. ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Kuvendi mban vazhdimin e seancës plenare, ku debatohet në lidhje me krizën energjetike në Kosovë. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, mban konferencë për medie për raportimin e fundvitit dhe planet për vitin e ardhshëm. (Kabineti i Ministrit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj pret në vizitë zyrtare ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar. (Ministria e Mbrojtjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Aleanca Kosovare e Bizneseve organizon konferencën përmbyllëse për vitin 2021 me temë “Kriza energjetike dhe pasojat e saj në ekonominë e Kosovës”. (Zyrat e AKB-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Republikës së Turqisë, Hulusi Akar. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, me rastin e përmbylljes së punës për vitin 2021 organizon pritje për përfaqësuesit e mediave. (Ndërtesë të Qeverisë)

Kalendari Arkiv