Ngjarjet e ditës: 24 janar 2022

  • 08:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Hysni Gucatit e Nasim Haradinajt. (Hagë)

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë shqyrton raportin vjetor të punës së Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrton Projektligjin për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës si dhe Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione bën shqyrtimin e peticioneve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 10:00

    Në 20-vjetorin e themelimit të Fakultetit të Edukimit bëhet lansimi i projektit të bashkëpunimit ndërmjet Fakultetit dhe institucioneve arsimore në hulumtime shkencore. (Fakulteti i Edukimit)

     

  • 10:00

    Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës. (Ndërtesa e Kuvendit, Mitrovicë)

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për Ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)

  • 12:00

    Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. (Komuna e Prizrenit)

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme. Në rend dite është debat parlamentar lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj mban konferencë për media lidhur me krizën energjetike dhe rritjen e çmimit të energjisë. (Zyrat Qendrore të PSD-së, rruga “Bajram Kelmendi”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, takojnë kryetarin e Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës)

  • 18:00

    Në kuadër të Fetivalit të Dramës “Talia e Flakës” shfaqet Aroma e Henës nga Mehmet Kraja. (Teatri Kombëtar i Kosovës)

Kalendari Arkiv