Ngjarjet e ditës: 7 nëntor 2022

  • 09:30

    Mbahet Samiti i parë Rajonal për Mbrojtje nga Diskriminimi Racor. Merr pjesë kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton Raportin me Rekomandime në lidhje me Projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. (Kuvendi i Kosovës, N10) 

  • 10:00

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) hap ekspozitën “Lufta e ORCA-s kundër plagjiaturave”. (Zyrat e ORCA-s, rr. “Hendrik Bariç”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri Albin Kurti, merr pjesë në publikimin e librit në gjuhën shqipe “Ekonomiksi Gjinor” të autores Joyce P. Jacobsen, organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore (ABGJ) në kuadër të Zyrës së Kryeministrit. (Fakulteti Ekonomik) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor Financiar të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021 dhe Zyrës së Rregullatorit për energji për vitin 2021. (Kuvendi i Kosovës, C203) 

  • 13:00

    Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës diskuton dinamikën e zbatimit të Planit të Veprimit të Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00 - 14:00

    Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar në Komisionin e Pavarur të Mediave shqyrton listën e kandidatëve të propozuar për anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media dhe Bordit për Ankesa. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) 

  • 14:00

    Këshilli Rinor Kosovar publikon raportin “Cilësia në arsim në komunën e Prishtinës– perceptimi i nxënësve të shkollimit të mesëm të lartë mbi përmbajtjen, procesin dhe mjedisin mësimor”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës) 

  • 15:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie, lidhur me zhvillimet politike në vend. (Selia qendrore e AAK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mban konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në lansimin zyrtar të Sistemit për Hartimin e Legjislacionit (LDS), organizuar nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit. (Ndërtesën e Qeverisë, Salla P38) 

  • 17:00

    Ministria e Punëve të Jashtme bën lansimin e Programit për Diplomaci Qytetare. Merr pjesë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz etj. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv