Ngjarjet e ditës: 24 janar 2024

  • 09:15

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Vendi: Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 09:30

    Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) dhe Iniciativa e Re Sociale (NSI) organizojnë konferencën “Dialogu në komunitet për paqe: Përpjekjet e pajtimit në Kosovë” (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) organizon ceremoninë e lansimit të projektit dhe nënshkrimit të kontratave për projektin “Fuqizimi i organizatave të shoqërisë civile mjedisore në Kosovë: Qasje gjithëpërfshirëse për një mjedis të qëndrueshëm”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

     

  • 09:30

    Mbahet Forumi i Biznesit të Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 10:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, Te Qafa) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shënohet 30-vjetori i fillimit të funksionimit të ambulancave humanitare “Nënë Tereza” në komunën e Prizrenit. Pas mbledhjes bëhet zbulimi pllakave përkujtimore në disa objekte/shtëpi që kanë shërbyer si ambulanca në vitet 1990-të. (Shtëpia e Bardhë, Prizren)

     

  • 10:30

    Kryeministri Albin Kurti pret në takim ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Ndërtesa e Qeverisë, P31) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, pret në takim bilateral ministrin për Çështje Evropiane të Çekisë, Martin Dvorak. (Ndërtesa e Qeverisë, kabineti i Bislimit)

  • 11:30

    Zv.kryeministri Besnik Bislimi dhe ministri për Çështje Evropiane i Çekisë, Martin Dvorak, mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, Press Qendra) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror (AShNA) mban ceremoninë e hapjes zyrtare të korridoreve ajrore me Republikën e Shqipërisë. (Ambientet e AShNA, afër terminalit të ANP ”Adem Jashari”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, bashkë me ekipin e tij qeverisës,  do të prezantojnë para investitorëve vendorë e ndërkombëtarë projekte për transformimin e Prishtinës. (Hotel Emerald)

Kalendari Arkiv