Ngjarjet e ditës: 11 shkurt 2022

  • 10:00

    Mbahet Konferenca Vjetore e Prokurorëve, e organizuar nën patronazhin e kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi. Marrin pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ambasadori i SHBA-së, Jeff Hovenier etj. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet në takim nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha. (Selia e PD-së, Tiranë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Shoqata për Krimet e Luftës Gjakova 98’99, dorëzon kontingjentin e 15-të të kallëzimeve penale kundër kriminelëve serbë gjatë luftës në Kosovë. (Departamenti i Krimeve të Luftës, Prishtinë)

  • 12:30

    Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, mbanë konferencën e rregullt për medie. (Objekti i MASHTI-t) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Socialdemokrate (PSD) ka ftuar në takim partitë opozitare, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të sindikatave, që bashkërisht ta kundërshtojnë vendimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. (Hoteli “Grand”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Mbahet ceremonia e pranimit të 515, 970 dozave të vaksinës Pfizer, të siguruara nga Presidenti i SHBA-së, Joe Biden për popullin e Kosovës. Marrin pjesë presidentja Osmani, kryeministri Kurti e ambasadori i SHBA-së, Hovenier. (Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv