Ngjarjet e ditës: 28 mars 2024

  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale mban diskutim për organizimin e tryezës për shëndetin oral; dhe diskutim për mbikëqyrjen e ligjeve të përcaktuara. (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:15

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe te varrezat e anëtarëve të vrarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, në Podujevë. (Podujevë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancë të jashtëzakonshme për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore. (Kuvendi Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët. (Hagë) ***Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.

  • 10:00

    Komuna e Skenderajt organizon tubim përkujtimor me rastin e 25-vjetorit të Masakrës në Izbicë. (Kompleksi Përkujtimor më Izbicë)

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Gjilanit mban mbledhjen e rregullt. (Kuvendi Komunal, Gjilan)

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e rregullt. (Kuvendi Komunal, Rahovec)

  • 11:00

    Universum International College mban ligjeratë Publike, me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu. (Kampusi i UNI, afër “Prishtina Mall”)

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së Izbicës së Skenderajt. (Kompleksi memorial i varrezave, Izbicë)

  • 12:00

    Kuvendi i Kosovës mban vazhdimin e seancës, me pikat e papërfunduara nga seancat 8, 14, 22 shkurt dhe 7  e 14 mars, 2024. (Kuvendi i Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Qendra Avokuese për Kulturë Demokratike mban konferencën “Promovimi i dialogut ndëretnik në pushtetin lokal”. (Qendra e Energjisë Qytetare, Mitrovicë Veriore)

  • 13:30

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:15

    Varroset 48 vjeçarja që u vra pas një konflikti mes dy grupeve në Kolovicë të Prishtinës. (Varrezat e lagjes “Arbëria”)

  • 16:00

    Mbahet Panairi i universiteteve zvicerane. Folës special do të jetë ambasadori i Zvicrës, Jurg Sprecher. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv