Ngjarjet e ditës: 20 prill 2023

  • 09:00

    Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale takohet me përfaqësues të e grupit avokues të prindërve me fëmijë me aftësi të kufizuara në Handikos. (Ndërtesa e Kuvendit salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Mbahet takimi i 229-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Objekti i KPK-së)

  • 10:00

    Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare. Në rend dite 10 pika, ndër to edhe votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Prokurorin e Shtetit. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Myftiu i Kosovës Naim Tërnava jep mesazhin me rastin e festës së Fitër Bajramit. (Selia e BIK-ut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Ministri për Komunitete dhe Kthim Nenad Rashiq, në prag të festës së Fitër Bajramit do të bënë shpërndarjen e 50 pakove ushqimore dhe higjienike të dedikuara për pjesëtaret e komunitetit jo shumicë. Merr pjesë edhe kryetari i Komunës së Fushë-Kosovës, Burim Berisha. (Ministria për Komunitete dhe Kthim) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Suedisë, Tobias Billström. Të dy homologët do të zhvillojnë më pas takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media. (Objekti i MPJD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Ministrin për Punë të Jashtme të Suedisë, Tobias Billström. (Kabineti i Presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Ministrin e Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv