Ngjarjet e ditës: 4 mars 2022

  • 10:00

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Vendi: Kabineti i kryetarit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet Konferenca e Rektorëve të Universiteteve Publike me temën “Universitetet publike dhe profilizimi i studimeve të larta”. Konferenca mbahet në 9-vjetorin e themelimit të tri universiteteve publike në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë. (Universiteti “Isa Boletini”, Mitrovicë)

  • 10:45

    Kryeparlamentarët Konjufca dhe Talat Xhaferi mbajnë konferencë të përbashkët për medie. (Holli i Kuvendit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pret në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, Lutfi Haziri, mban konferencë për media për 32-vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së. (Selia e LDK-së në Gjilan)

  • 11:45

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK), mban konferencë për media. (Selia qendrore e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), mban mbledhje. (Platforma ZOOM) 

  • 16:00

    Eurodeputetja dhe raportuesja e përhershme për Kosovën, Viola von Cramon-Taubadel, do të mbajë konferencë për shtyp. (International Business College Mitrovica – IBCM, Mitrovicë e Jugut) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Drejtoria për Sport në Komunën e Prishtinës mban ceremoninë e shpalljes së Laureatëve të vitit 2021. (Salla e Kuqe, Pallati i Rinisë dhe i Sporteve)

Kalendari Arkiv