Ngjarjet e ditës: 18 tetor 2023

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë diskuton mbi çështjet vijuese të Komisionit. (Kuvendi i Kosovës, N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Punëve të Brendshme lanson hapjen e fushatës kundër Trafikimit me Njerëz, në ditën e BE-së Kundër Trafikimit me Njerëz. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 - 12:30

    Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 63. Ndërsa hapja e ofertave do të filloj në orën 12:30. (Hotel “Grand”, Prishtinë)  ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Specializantët vazhdojnë protestën para Ministrisë së Shëndetësisë. (Objekti i MSh)

  • 11:00

    Mbahet ceremonia e përmbylljes së vitit të parë të programit Global Engineer Girls (GEG) Kosova. Marrin pjesë: presidentja Vjosa Osmani, ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci etj. (Hotel “Emerald”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku ndër të tjera është paraparë edhe raportimi i ministrit të Financave, Hekuran Murati, si dhe raportimi i përfaqësuesve të Agjencisë së Statistikave lidhur me procesin e regjistrimit të popullsisë. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton për projektligjin për Fondin Sovran të Republikës së Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet konferencën “Një fëmijë dhe lufta. Shtegu e foleve të merimangës nga Italo Calvino”. (Ambasada e Italisë)

Kalendari Arkiv