Ngjarjet e ditës: 22 mars 2024

  • 09:30

    Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës mban konferencën me temën “Hartimi i Rrugës së Kosovës: 25 vjet pas operacionit të Forcave Aleate dhe Kërkimit për Anëtarësim në NATO”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban konferencë për medie. (Holli i Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministria e Mjedisit, Ministria e Arsimit, USAID dhe OJQ-të KEERC, SHUKOS, shoqëria civile shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Ujërave dhe Ditën Ndërkombëtare të Meteorologjisë. Merr pjesë ministri i MMPH-së Liburn Aliu. (Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, do të shpërndajë certifikatat për kandidatët të cilët e kanë kaluar Provimin e Noterisë. (Amfiteatri, Objekti i ish-Rilindjes) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Shoqata e Bankave të Kosovës (ShBK) mban një aktivitet me nxënës në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Parasë. (Shkolla fillore “Dëshmorët e Kombit”, Podujevë)

  • 10:00

    Me rastin e Ditës Botërore të Tuberkulozit, Ministria e Shëndetësisë organizon ceremoninë me moton “Po! Se bashku t’i japim fund TB-së!” (Hotel “Emerald”)

  • 10:30

    Iniciativa për Drejtësi dhe Transparencë lanson projektin “Sinjalizuesi”. (Hotel “Sirius”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    Ministria e Ekonomisë dhe Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) nënshkruajnë marrëveshjen për zhvillimin e ankandit të erës. Merr pjesë ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli. (Qeveria e Kosovës, P-38) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Bordi i ZRRE-së do të mbajë mbledhjen e radhës. (Zyrat e ZRRE) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) publikon rezultatet e sondazhit me qytetarë lidhur me ecurinë e Reformës në Drejtësi. (Zyrat e KDI-së, rr. “Bajram Kelmendi”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Mbahet konferencë mbi ecurinë e çështjes Januzi, Bahtijari dhe Shala. (Hagë)

  • 15:00

    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, mbajnë konferencë për medie në trevjetorin e qeverisjes. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv