Ngjarjet e ditës: 12 korrik 2023

  • 09:00

    Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë)

  • 10:00

    Qeveria e Kosovës mban mbledhje. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Inspektori i Përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Kujtim Shala, raporton në Komisionin për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, lidhur me Platformën Vjetore të Politikës së Inteligjencës dhe Sigurisë (PVPIS). (Kuvendi i Kosovës, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, takohet me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë Luftës. Temë diskutimi: Çështjet qё lidhen me vlerёsimin e rasteve tё kategorisё sё viktimave tё dhunёs seksuale tё luftёs. (Kuvendi i Kosovës, salla N303)

  • 10:00

    Kuvendi Komunal i Rahovecit mban mbledhjen e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës është votimi i kryesuesit të Kuvendit Komunal. (Salla e Kuvendit, Rahovec)

  • 11:00

    Universiteti “Isa Boletini”- Mitrovicë promovon librin “Selim Spahiu – flakadan i diturisë arsimore”, të autorit, Fazli Hajrizi. (Rektorati i Universitetit “Isa Boletini”, Mitrovicë)

  • 11:30

    Mbahet mbledhja e Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim mban mbledhje. (Kuvendi i Kosovës, N10)

  • 12:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, shqyrton në parim i Projektligjin për Artin dhe Kulturën si dhe Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Kuvendi i Kosovës, salla N204)

  • 12:00

    Bëhet promovimi i librit “ Politika e jashtme dhe marrëdhëniet dypalëshe të Kosovës, Londër dhe Nju Jork”, i autorit Liridon Lika. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Kryeministri Albin Kurti merr pjesë në vënien e gurthemelit të Qendrës Multifunksionale në Podujevë. (Ish-tregu i gjelbër, Podujevë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv