Ngjarjet e ditës: 25 tetor 2022

  • 09:00

    Hapet Samiti i Ballkanit Perëndimor “The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Kosovës. Merr pjesë dhe kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” mban tryezën “Who Cares? – Përkujdesi si punë e papaguar në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 10:00

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guérot. (Ndërtesa e Kuvendit, C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut dhe Barazi Gjinore takohet me Bujar Ejupin, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil; Naim Qelajn, Avokat i Popullit; dhe Jeton Kocën, kryetar i KPMShCK-së. Diskutohet për pretendimin e pesë grave  zyrtare në AAC për diskriminim gjinor. (Ndërtesa e Kuvendit, N302)

  • 10:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban dëgjim publik lidhur me Projektligjin për Anti Dopingun. (Ndërtesa e Kuvendit, N506)

  • 10:00

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF) mban konferencën “Sot flas unë”. (Klan Arena, Fushë-Kosovë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban një aksion simbolik rreth zhvillimeve të fundit në Universitetin e Prishtinës. (Para Rektoratit të UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zëvendësministri i Drejtësisë i Kosovës, Blerim Sallahu, U.D. Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani, si dhe përfaqësues nga EULEX-i do të diskutojnë për rolin e mbështetjes së këtij Misioni për sistemin korrektues të Kosovës dhe si ka ndryshuar ai ndër vite. (Selia e EULEX-it) 

     

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin vjetor të performancës së ofruesve të shërbimit të ujit për vitin 2021 dhe raportin për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)

  • 11:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditimit të pasqyrave financiare të Telekomit të Kosovës për vitin 2021 etj. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 11:00

    Mbahet debati me temën “Riregjistrimi i automjeteve – çështje teknike apo statusi?”. (Qendra Mediale, Çagllavicë)

  • 11:30

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, merr pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor ‘’The Western Balkans Summit 2022’’, organizim i The Economist, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit të Republikës së Kosovës. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)

  • 13:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, vizitojnë fabrikën “Agro Elita”, në Klinë.

  • 13:00

    Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) 

  • 13:00

    Në kuadër të aktiviteteve të Kuvendit të Sociologjisë, promovohet libri “Nacionalizmi: kombi, shteti dhe politika në epokën moderne” i profesorit Enis Sulstarova, pedagog në Fakultetin e Shkencave Sociale në Universitetin e Tiranës. Bashkëbisedim me autorin dhe referime nga profesori Bekim Baliqi. (Fakulteti Filozofik, UP)

  • 14:00

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti së bashku me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci dhe zëvendësministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi, vizitojnë pemishten “Berry K”, në Gurakoc. (Istog)

  • 20:00

    Qendra Multimedia organizon Kosovo Theatre Showcase e cila sjell disa nga prodhimet më të mira teatrore të vitit të fundit në Kosovë, para një audience ndërkombëtare prej më se 60 mysafirëve nga mbi 20 vende të Evropës, SHBA-ve dhe Azisë. (Muzeu Etnologjik i Kosovës)

Kalendari Arkiv