Ngjarjet e ditës: 16 dhjetor 2021

  • 09:30

    Mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Oliver Ivanoviqit. (Gjykata Themelore, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:30

    Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës mban ceremoninë e pranim-dorëzimit të BULDOZER-it për deponinë e mbeturinave komunale të komunës së Dragashit, donacion i Qeverisë së Japonisë. (Zyrat e KRM “Ekoregjioni”, Prizren)

  • 10:00

    Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike diskuton rreth procedurës të mbikëqyrjes së rekomandimeve të dhëna për organizatat buxhetore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. Në rend dite është shpallja e rezultateve përfundimtare të raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. (KQZ) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Caritasi bën publikimin e hulumtimit me titull: “Nga një këndvështrim gjinor: Kush vendos çfarë në ekonomitë familjare në zonat rurale në Kosovë?”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 11:00

     Kolegji Universum organizon “Guest Lecturer” me Xhevdet Rexhepi, pronar i “Viva Fresh”. (Kolegji Universum, Lipjan) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

  • 11:00

    EULEX-i bën prezantimin e Raportit të tij të dytë publik të Monitorimit Sistemik dhe Tematik në Drejtësi me gjetje dhe rekomandime për përmirësimin e sundimit të ligjit në Kosovë. Merr pjesë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Lars-Gunnar Wigemark, Shefi i Misionit EULEX-it, etj. (Hotel “Swis Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:15

    Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në partneritet me UN-Habitat dhe Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon ceremoninë e lansimit të thirrjes për Instrumentin e Investimeve Kapitale. (Ndërtesa e “Ish Rilindjes”) 

  • 11:30

    Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës proteston para Qeverisë së Republikës së Kosovës me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:30

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione shqyrton nismën ligjore mbi Projektligjin për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303)

  • 13:00

    Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) në bashkëpunim me Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës (ShGSK) mbajnë konferencën“Sporti dhe Media”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Instituti Kombëtar Demokratik (NDI) ka lansuar një fushatë globale “Të rinjtë flasin për qeverisjen”, për të mbrojtur aspiratat politike të të rinjve, duke i ndihmuar që të dëgjohet zëri i tyre. (Hotel “Prishtina”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Kryeministri, Albin Kurti, viziton Termocentralin “Kosova B” dhe Termocentralin “Kosova A”. (Obiliq) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30 -17:00

    Mbahet mbledhja konstitutive e Kuvendit të Odës së Mjekëve të Kosovës. (Hotel “Emerald”,
    Prishtinë)

Kalendari Arkiv