Ngjarjet e ditës: 11 tetor 2021

  • 08:00

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili mban konferencë për medie. (Para zyrës së Degës, te Qafa) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka bën pranimin e automjetit për vaksinim nga Ministria e Shëndetësisë, i cili do të dorëzohet nga zv/ministri Arsim Berisha. (Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare)

     

  • 10:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit mban dëgjim publik për Projektligjin për Gjykatën Komerciale. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, Gëzim Mehmeti, viziton Qendrën e Mjekësisë Urgjente. (Rr. Fehmi Agani, te Rrethi) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Mbahet takimi i 204-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Platforma Zoom)

  • 10:30

    Ushtruesja e detyrës së ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku viziton Klinikën e Onkologjisë. (Onkologji, QKUK) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryesia e Kuvendit mban mbledhjen e rregullt. (Ndërtesa e Kuvendit, salla e seancave plenare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:30

    KFOR-i Italian në Kosovë në bashkëpunim me komunën e Prizrenit organizon Koncert Ceremonial me rastin e përmbylljes së mandatit njëvjeçar. (Kino Lumbardhi, Prizren)

  • 14:00

    Një grup qytetarësh protestojnë para Ambasadës së Gjermanisë për shkak të vështirësive për caktimin e një termini për viza pune në Gjermani. (Para Ambasadës së Gjermanisë, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:00

    Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, mban konferencë për medie. (“Sach Pizza”, Arbëri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

     

     

  • 15:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Shtabi i LDK-së, ish-ndërtesa e Ombuspersonit)

  • 15:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban tubim elektoral në Suharekë. Merr pjesë dhe kryetari Ramush Haradinaj. (Hotel “Solid”, Suharekë)

  • 17:00

    Partia Demokratike, Dega në Skënderaj, mban tubim të madh zgjedhor. Merr pjesë edhe kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi. (Shtëpia e Kulturës, Skenderaj)

  • 17:00

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) mban tubim elektoral në Rahovec. Merr pjesë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj. (Kullë, Gradishë) 

  • 17:00

    Kandidati i VV-së për komunën e Prizrenit, Mytaher Haskuka, organizon tubim në Landovicë. (Para Muzeut të Dëshmorëve)

  • 16:00 - 16:30

    Kombëtarja e Kosovës mban konferencë për medie, para ndeshjes kualifikuese me Gjeorgjinë. Më pas, nga 16:30 mbahet stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30 - 18:00

    Kombëtarja e Gjeorgjisë në futboll mban konferencë për medie. Më pas, nga ora 18:00 stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”)

  • 18:00

    Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj, zhvillon takim me banorë të lagjeve: Parku i Qytetit, Rruga e Bledit, Velani dhe Taslixhe. (Zyrat e Shtabit Zgjedhor të Prishtinës, te Sheshi 21) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Kandidati i VV-së për komunën e Prizrenit, Mytaher Haskuka, bashkë me ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mbajnë tubim elektoral. (Zhur, Prizren)

Kalendari Arkiv