Ngjarjet e ditës: 9 qershor 2021

  • 08:00

    Në universitetin “Ukshin Hoti” zhvillohet procesi i zgjedhjeve të studentëve për Parlamentin Studentor dhe Këshillat studentore të fakulteteve. (Universiteti “Ukshin Hoti”, Prizren)

     

  • 09:30

    Mbahet konferenca përgatitore për gjykimin në rastin e ish-pjesëtarit të UÇK-së Salih Mustafa. (Hagë)

  • 10:00

    Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, raporton Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Rishikimin e Buxhetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit,  salla C203) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, do të marrë pjesë në inaugurimin e një klase të rregulluar (pajisur) për parafillorët në shkollën “Nazim Gafurri”. (Shkolla “Nazim Gafurri”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:30

    GLPS mban Tryezë Diskutimi me temë: “Reforma në Administratën Publike: Ku qëndron Kosova në krahasim me vendet e rajonit për vitet 2019 dhe 2020?”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton propozimet për anëtarë të Komisionit për dhënien e provimit të Jurisprudencës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10)

  • 11:00

    Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, mban konferencë për medie. (Salla “1 Tetori”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Lëvizja FOL vazhdon me serinë e diskutimeve në Forumin FOL Hapur me krerët e partive opozitare në Kosovë. I ftuari i radhës do të jetë Enver Hoxhaj, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.  (Hotel “Sirus”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    NDI dhe USAID mbajnë konferencë dyditore me temën: “Rritja e Dezinformimit në Demokracinë Digjitale”. Merr pjesë amabasadori i ShBA-së në Kosovë, Philip Kosnett. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:00

    Shfaqen dy ditarë të Vjosa Shala – Loca (l. 1977), një vajzë e rritur në Kosovë në fund të viteve 80-ta dhe 90-ta. (Muzeu i Kosovës, Prishtinë)

  • 18:00

    Lidhja Demokratike të Kosovës mblidhet për t’i zyrtarizuar disa kandidatë për kryetarë të komunave. (Selia e LDK-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv