Ngjarjet e ditës: 14 dhjetor 2021

  • 09:00

    Organizohet diskutimi publik për projektligjin për Financimin e Partive Politike në ndërtesën e Qeverisë. Merr pjesë, kryeministri Albin Kurti. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 09:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë, Taulant Balla. (Kabineti i kryetarit) 

  • 09:30

    Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me ambasadorin e Mbretërisë së Norvegjisë, Jens Erik Grondahl, lidhur me avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Norvegjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301)

  • 09:30

    Mbahet seanca ndaj Salih Mutafës. (Hagë)

  • 10:00

    Këshilli i Investitorëve Evropian publikon dokumentin “White Book”, me rekomandime nga sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Merr pjesë, kryeministri Albin Kurti. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Instituti i Kosovës për Drejtësi publikon raportin hulumtues “Drejtësia e vonuar në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) 

  • 10:00

    Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutim me temën: “Ndikimi buxhetor i arsimit falas në universitetet publike”. (Hotel “Opera”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal takohet me Elbert Krasniqin, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 204)

  • 10:00

    Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes raporton komisionerja e Agjencisë për Informim dhe Privatësi Krenare Sogojeva-Dermaku. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)

  • 10:00

    Komisioni për Arsim shqyrton Projektligjin për ratifikimin e memorandumit të mirëkuptimit në mes Ambasadës së ShBA-së dhe MAShTI-t, në Programin e Shkëmbimit Akademik Fulbright. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303)

  • 10:00

    Mbahet ngjarja përmbyllëse e projektit për Cilësinë e Ajrit, “Era Dimën”, implementuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK). Merr pjesë kryetari i Prishtinës, Përparim Rama. (“Klan Arena”, Fushë-Kosovë)

  • 11:00

    Presidentja Vjosa Osmani merr pjesë në mbledhjen e Këshillit Konsultativ për Komunitete. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti Artane Rizvanolli, ministre për Ekonomi, lidhur me furnizimin e vendit me energji elektrike si dhe për funksionimin e ndërmarrjeve publike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Plus Center në Ferizaj si qendra e vetme tregtare e madhe në Kosovë pa produkte serbe feston përvjetorin e 21. (“Plus Center”, Ferizaj) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    OJQ Aktiv mban konferencën “Analiza e trendit 2021: Qëndrimet e komunitetit serb në Kosovë”. (Hotel “Swiss Diamond”, Prishtinë)

  • 12:20

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, bën homazhe pranë varrit të heroit Mujë Krasniqi. (Marinë, Skenderaj)

  • 13:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së)

  • 13:00

    Në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim raporton ministri i Bujqësisë Faton Peci. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) 

  • 14:00

    Kuvendi i Republikës së Kosovës vazhdon seancën plenare. (Kuvendi i Kosovës)

  • 15:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KQZ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve numërohen votat e pranuara nga jashtë Kosovës të cilat i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. (QNR) 

  • 17:00

    Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon Sallonin e së Martës me temën “Qeveria Kurti përgjatë 2021: Arritjet dhe Ngecjet”. (“Dit e Nat”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv