Ngjarjet e ditës: 9 nëntor 2021

  • 09:30

    Vazhdon gjykimi ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt. (Hagë)

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë, me raport amandamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    OJQ EC Ma Ndryshe prezanton hulumtimin “Reforma ligjore e planifikimit hapësinor të Kosovës në qorrsokak?!”. (Hotel “Afa”) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim organizatat partnere të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton raportin me rekomandime për lexim të dytë për Projektligjin për masat për uljen e kostos së shtrirjes së rrjeteve të komunikimeve elektronike të shpejtësisë së lartë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) 

  • 11:00

    Bëhet përurimi i shtrirjes së gjeneratës së pestë së teknologjisë së rrjeteve celulare pa tela, që e bën UBT-në institucionin e parë arsimor në rajon që instalon rrjetin 5G brenda kampusit inovativ. Merr pjesë Ambasadorja e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall  (Parku Shkencor Inovativ i UBT-së, Lipjan)

  • 12:30

    Kandidati për kryetar të komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri mban tubim elektoral. (Sheshi “Adem Jashari”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton në parim i Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbime këshilluese për bujqësi dhe zhvillim rural. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Organizohet ceremonia e ndarjes së çmimeve për Dramë Origjinale Shqipe “Katarina Josipi”. (Objekti i MKRS-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Instituti EPIK dhe Komisioni për Integrim organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Raporti i BE-së për Kosovën”. Merr pjesë ambasadori i Zyrës së BE-së, Tomaas Szunyog, dhe Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:30 -19:30

    Kandidati për Kryetar nga radhët e PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj mban këto aktivitete:

    Aktivitetet:

    Ora 17:30 – Takim me qytetarë në Hoqë;

    Ora 19:00 – Takim me qytetarë Gërnçar;

    Ora 19:30 – Takim me qytetarë në Korishë;

Kalendari Arkiv