Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer. (Kabineti i Kryetarit të Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe presidenti i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer, pas takimit mbajnë konferencë për medie. (Ndërtesa e Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Punëtorët teknikë të Kuvendit të Kosovës, protestojnë për shkak të pagave të ulëta. (Para Kuvendit të Kosovës) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për listën zyrtare të çmimeve të produkteve medicinale. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryeshefi Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, raporton në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes. (Ndërtesa e Kuvendit, N303) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me nënkryetaren Jehona Lushaku-Sadriu dhe drejtorin e Transformimit, Ilir Murseli, vendosin gurthemelin e shkollës në lagjen “Kalabria”. (Afër ambulancës “Kirurgjia”, Kalabri)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) publikon raportin “Llogaridhënia” (Problemet kushtetuese dhe ligjore të Projektligjit aktual). (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Iniciativa për Progres (INPO) shpalos raportin e monitorimit të prokurimit nëpër ministri dhe Zyrën e Kryeministrit, me titull “Analiza e planifikimit të prokurimit: Ndryshimet e nevojshme dhe sfidat për autoritetet kontraktuese”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)
Lëvizja FOL do të prezantojë gjetjet e raporteve statistikore “Performanca e sistemit gjyqësor dhe prokurorial në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit dhe të dhunës në familje gjatë vitit 2023”. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, mban dëgjim publik për Projektligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të komunës. (Ndërtesa e Kuvendit, C203)
Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton propozim-amendamentet për Projektligjin për kripto-asetet; si dhe raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale – KPMM. (Ndërtesa e Kuvendit, N10)
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) publikon Raportin e Monitorimit të Qendrës NARIC – përgjegjëse për njohjen dhe verifikimin e diplomave brenda dhe jashtë Kosovës. (Zyrat e ORCA-s, rr. “Henric Baric”)
Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore dhe mjeteve mësimore për nxënësit e nivelit të Arsimit fillor dhe Arsimit të Mesëm të Ulët për vitin shkollor 2023/2024, diskuton lidhur me dinamikën kohore të intervistimit të dëshmitarëve. (Kuvendi i Kosovës, N204) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, harton listën e dëshmitarëve për intervistim në komision. (Ndërtesa e Kuvendit, N302) ***Mbulohet me kamerë nga EO.