Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve. (Hagë) *** Transmetohet “live” edhe në faqen e Facebookut të EO.
Komisioni për Integrim Evropian, në bashkëpunim me GIZ-in, do të organizojnë tryezën me temën “Rritja e integrimit rajonal: Roli i Kosovës në Procesin e Berlinit dhe në kryesimin e CEFTA-s”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës dhe Agjencia Suedeze për Mbrojtjen e Mjedisit mbajnë punëtorinë “Ndërtimi i kapaciteteve mjedisore mbi përdorimin e të dhënave në Kosovë”. (Hotel “Sirius”) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Ministria e Mjedisit, së bashku me Universitetin e Prishtinës dhe atë të Prizrenit “Ukshin Hoti”, shënojnë Ditën Ndërkombëtare të Biodiversitetit. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve, Prizren)
Do të bëhen homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, e cila ka ndodhur 25 vjet më parë, (19-24 maj 1999) nga pushteti serb ndaj të burgosurve shqiptarë. (Burgu i Dubravës, Istog) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit (ARRU) për vitin 2023 dhe raportin vjetor financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2023. (Kuvendi i Kosovës, C203) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA organizon aksion simbolik lidhur me taksën për produkte menstruale. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë të jashtëzakonshme për media. (Holli i Kuvendit) ***Mbulohet me kamerë nga EO.
Federata e Kick-boxit të Kosovës mban konferencë për media pas sukseseve të arritura në Kampionatin Mediteran si dhe në Kupën e Botes, të mbajtur në Stamboll të Turqisë. (Shtëpia e Sporteve, kati i 4-të)
Komuna e Prishtinës, në bashkëpunim me Bashkinë e Lezhës, organizojnë ngjarjen “Shije Lezhe n’Prishtinë”, e cila promovon kulturën, muzikën, argëtimin, artin, gastronominë, panairin dhe ofertat turistike. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë)