Ngjarjet e ditës: 24 gusht 2023

  • 09:30

    Mbahet konferenca përgatitore për mbrojtjen e Pjetër Shalës. (Hagë)

  • 10:00

    Shoqata nacionale “Mjedra e Kosovës”, organizon “Ditët e Mjedrës”, me ç’rast prezantohen zhvillimet më të fundit në sektorin e mjedrës në Kosovë. (Kompania “EuroFruti”, Mramor, Prishtinë)

  • 11:00

    Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, organizon pritje zyrtare për nderë të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, në të cilën do të jenë prezentë gazetarët ukrainas të cilët përmes projektit “Journalists in Residence Kosovo”. (Objekti i MPJD-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruan kontratat me përfituesit e grandeve nga programi pwr Zhvillim Rajonal të Balancuar. (Objekti i ish-Rilindjes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, viziton komunën e Istogut, ku do të takojë kryetarin e Komunës, Ilir Ferati. (Komuna e Istogut)

  • 12:00

    Fondacioni “Golden Eagle”, ndan 200 çanta me mjete të shkollimit fillor dhe të mesëm për fëmijët në nevojë. (Para Bibliotekës Kombëtare) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Partia Demokratike e Kosovës mban aktivitet para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:30

    Qeveria e Kosovës dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nënshkruajnë marrëveshje mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar. (Qeveria e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 18:30

    Mbahet aktiviteti “Lëshime (rappelling) gara me litarë” nga këmbënarja e Katedrales. Ky aktivitet është organizuar nga Klubi Alpin Prishtina në kuadër të fushatës “Race for the cure Prishtina 2023” në bashkëpunim me Drejtorinë e Shëndetësisë dhe OJQ Renesansa. (Katedralja “Nënë Tereza”, Prishtinë) 

Kalendari Arkiv