Ngjarjet e ditës: 31 maj 2021

  • 10:00

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton draft-planin e punës sё Komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00 -11:00

    Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon homazhe me rastin e 22-vjetorit të Operacionit “Shigjeta” Pashtrik.
    Agjenda:
    Ora 10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë;
    Ora 11:00 – Homazhe pranë memorialit të dëshmorëve në Gorozhup.

  • 11:00

    Komisioni për Shëndetësi formon grupet punuese për monitorim të zbatimit të Ligjeve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet konferenca me rastin e perfundimit të Projektit të Binjakëzimit “Fuqizimi i mëtejmë i ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit në Kosovë”. (Hotel “Emerald”, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Mban mbledhje Kryesia e Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C301) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Komisioni për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis e planifikim hapësinor dhe Infrastrukturë shqyrton planin e punës së komisionit për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 13:00

    Qendra për Art dhe Komunitet Artpolis, Rrjeti i Grave të Kosovës, Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsimim dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe përfaqësues tjerë nga shoqëria civile, organizojnë një aksion simbolik me rastin e miratimit të rregullores së parë brenda Universitetit të Prishtinës, duke lexuar kështu një deklaratë të përbashkët. (Para Rektoratit të UP-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:25

    Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer bashkë me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak takohen me presidenten Vjosa Osmani. (Kabineti i presidentes) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 15:30

    Mbahet konferenca e Kombëtares së Kosovës para ndjeshjes me San Marinon. Ndërsa, pas 30 min kombëtarja zhvillon stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë) 

  • 16:30

    Zëvendësndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer bashkë me përfaqësuesin Special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak takohen me kryeministri Albin Kurti. (Qeveria e Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 17:00

    Mbahet konferenca e Kombëtarës së San Marinos para ndeshjes me Kosovën. Ndërsa, pas 30 min kombëtarja zhvillon stërvitje. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)

  • 17:00

    Mbahet mbledhja e katërt për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB) 2022-2024, ku tema e këtij dëgjimi publik është “Takimi i dytë me qytetarët”. (Kuvendi Komunal, Prizren)

  • 18:00

    Fillon edicioni i katërt i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm (KSDW) për vitin 2021. Merr pjesë presidentja Vjosa Osmani. (Shkolla e Gjelbër, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv