Ngjarjet e ditës: 24 korrik 2023

  • 08:00 - 16:00

    Kuvendi i Kosovës organizon aktivitetin tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”. (Kuvendi i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 11:00

    Mbahet mbledhja e Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, ku do të shqyrtohen disa projektligje dhe raporte vjetore financiare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203) ***Kjo ngjarje shtyhet.

  • 12:00

    Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) organizon tryezë me përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shoqatat e të burgosurve politikë, shoqatat e të pagjeturve si dhe ish-udhëheqës të UÇK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla 506) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:00

    Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport mban mbledhje, ku shqyrtohen raportet e komisioneve të përhershme për Projektligjin pёr të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta. (Ndërtesa e Kuvendit, N303)

  • 13:00

    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, vizitojnë pikën e përbashkët  të kalimit kufitar. (Vermicë/Morinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 20:30

    Komuna e Vushtrrisë organizon aktivitete të ndryshme kulturo-artistike, të titulluar “Ditët e Diasporës”. (Bulevardi “Adem Jashari”, Vushtrri) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv