Ngjarjet e ditës: 2 shtator 2022

  • 09:30

    Punonjësit shëndetësorë të QKMF-së në Prishtinë protestojnë për mosekzekutimin e pagave të tyre. (Para QKMF-së, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 10:00

    Nis edicioni i 20-të i festës së vjeljes së rrushit “Hardh Fest”, i cili sivjet mbahet me sloganin “Ca kokrra rrushi”. (“N’Konak”, Te Shtëpia e Verës, Rahovec)

  • 10:00

    Në kuadër të “Hardh Fest” mbahet Hard Talk me temën “Brendimi i një vendi me potencial turistik dhe trashëgimia kulturore”. (Kuvendi Komunal, Rahovec)

  • 11:00

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pret në takim kryetarin e BSPK-së, Rrahman Jashari, dhe nënkryetarin i Këshillit Grevist, Ali Gashi. (Selia e LDK-së, Te Qafa) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 12:45

    Hapet Panairi i rrushit, verës, rakisë dhe gastronomisë, në kuadër të “Hardh Fest”. (Rahovec)

  • 14:00

    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pret në takim kryetarin e BSPK-së, Rrahman Jashari, dhe anëtarë të Këshillit Grevist. (Selia e PDK-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 14:00

    Ministria e Kulturës mban tryezë për figurën e Shën Nënë Terezës, në shënim të 25-vjetorit të shkuarjes së saj në amshim. (Muzeu Kombëtar i Kosovës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

  • 16:00

    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, mban konferencë për medie. (Selia e Nismës, Pejton) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO.

Kalendari Arkiv